image Papa u kërkon italianëve të kenë më shumë fëmijë

Evropë

Papa u kërkon italianëve të kenë më shumë fëmijë

news image

Italia është ndër vendet me natalitetin më të ulët në botë dhe Papa Francesko shpesh ka folur për këtë temë, duke e quajtur atë një “dimër demografik”.

Ai madje u ka kërkuar italianëve të kenë më shumë fëmijë.

“Unë do të doja t’u kërkoja italianëve të kenë më shumë fëmijë”, tha Papa, duke iu drejtuar besimtarëve pas meshës në qytetin jugor italian të Matera.

Papa kujtoi Ditën Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve në kalendarin e Kishës Katolike, duke thënë se emigrantët duhet të priten mirë dhe të integrohen në shoqëri. 

/GazetaSinjali/