image Papa Françesku nga qielli shqiptar i dërgon letër urimi Presidentit Meta

Shqipëri

Papa Françesku nga qielli shqiptar i dërgon letër urimi Presidentit Meta

news image

Papa Françesku i ka dërguar një mesazh Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, teksa po kalonte mbi vend, raporton Vatican News, tranmseton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave vendore, Papa Françesku këtë mesazh ia dërgoi Metës pas kthimit nga Iraku.

“Duke hyrë në hapësirën shqiptare, në udhëtim drejt Romës, pas udhëtimit tim apostolik në Irak, ju përshëndes përzemërsisht dhe lutem që Zoti i Gjithpushtetshëm të dikojë mbi ju dhe bashkëqytetarët tuaj çdo bekim për paqe dhe begati”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.

Gjatë kalimit me avion mbi Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Itali, Papa Françesku, zakonisht u dërgon presidentëve të këtyre vendeve nga një telegram përshëndetjeje./Gazeta Sinjali/