Para mijëra pelegrinëve, Papa Françesko, ka dënuar sulmet që kanë ndodhur në tri shtete të SHBA-së.
Ai tha se ishte shpirtërisht afër viktimave, të plagosurve dhe familjeve të prekura nga sulmet që kishin “gjakosur Teksasin, Kaliforninë dhe Ohajon”.
Papa Françesku tha që të tre sulmet kishin si synim “njerëzit e pambrojtur”.
Sipas Reuters, ai i kërkoi turmës që për viktimat të thonë lutjen e Marisë.