Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme është takuar me të parin e Kishës Katolike, Papa Françesku.
Pacolli tha se në këtë takim diskutuan për rëndësinë e vazhdimit të angazhimit tradicional midis Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.
“Unë shpreha në emër të popullit të Kosovës vlerësimin për mbështetjen e Papa Françeskut ndaj Kosovës. Ne diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të angazhimit tradicional midis Kosovës dhe Selisë së Shenjtë. Papa Françesku shprehu afërsinë e tij me tërë popullatën e Kosovës dhe lutjet e tij për paqe tolerancë dhe harmoni multietnike dhe fetare ndërmjet popujve”, ka shkuar ai.