image Panik në Kroaci, dy persona dyshohet se janë të infektuar me koronavirus

Botë

Shëndetësi/ Panik në Kroaci, dy persona dyshohet se janë të infektuar me koronavirus

news image

Ministri i Shëndetësisë korate, Willi Beros ka konfirmuar se dy persona gjenden në spitalin infektiv në Zagreb dhe tashmë gjendja e tyre po monitorohet vazhdimisht.

Klinika atje pranoi dy burra nën dyshimin se ishin të infektuar me virusin vdekjeprurës.

Ministri i shëndetësisë tha se asnjëri nga të dy burrat nuk kanë probleme serioze shëndetësore deri më tani, dhe nëse ata janë të infektuar nga virusi do të dihet në mbrëmje. Shqyrtimet dhe testet janë duke vazhduar.

Është mësuar se një ka qenë në Kinë muajin e kaluar. Por ai u kthye dhe filloi të kollitet përsëri.

Tjetri është një kinez, mamaja e të cilit ishte në Kinë, sqaroi Beros./Gazeta Sinjali/