Tirana kaloi në avantazh në derbi përballë Partizanit. Atmosfera e tifozëve bardheblu pushtoi gjithë stadiumin. Megjithatë jo të gjithë janë të lumtur.
Gjatë momentit të festimit të golit një tifoz pati rrahje të forta të zemrës dhe stafi mjekësor kërkoi ndihmën e ambulancës. Loja u ndal për disa minuta në mënyrë që të merrej një konfirmim për këtë ngjarje.
Tifozi u shoqërua me ambulancë jashtë stadiumit.