image Pandemitë më vdekjeprurëse të historisë, përhapja e tyre dhe origjina e fjalës karantinë

Shëndetësi

Botë/ Pandemitë më vdekjeprurëse të historisë, përhapja e tyre dhe origjina e fjalës karantinë

news image

Në botën moderne shpërthimet e viruseve janë pothuajse konstante. Mirëpo, jo çdo virus arrin nivelin e pandemisë, ashtu siç e ka arritur koronavirusi.

Në një tregim vizual nga “World Economic Forum”, janë paraqitur pandemitë më vdekjeprurëse të historisë që nga “Plaga e Antoninit” e deri te “Covid 19”, transmeton Gazeta Sinjali.

Historia e pandemive

Pandemia është një sëmundje që përfshinë një vend ose të gjithë botën.

A chart showing a history of pandemics.

Përmbledhje e pandemive përgjatë historisë

Përderisa njerëzit udhëtojnë në të gjithë botën, kështu lëvizin edhe sëmundjet infektive.

Viruset dhe sëmundjet kanë ‘sulmuar’ njerëzit që nga kohët e hershme. Megjithatë, shkalla dhe përhapja e këtyre sëmundjeve u rrit në mënyrë drastike kur filluan të zhvendoseshin komunitetet agrare (një grup njerëzish që merren me prodhimin dhe kultivimin e tokave).

Përhapja e tregtisë, krijoi mundësi të reja të bashkëveprimit të njerëzve dhe kafshëve, që shkaktojnë epidemi të tilla. Malaria, Tuberkulozi, Lebra, e sëmundje të tjera u shfaqën fillimisht gjatë viteve të hershme, pra kur  komunitetet agrare filluan të zhvendoseshin.

Sa më shumë që civilizoheshin njerëzit, me qytete më të mëdha dhe rritje të kontaktit me njerëz të ndryshëm, kafshë dhe ekosisteme të tjera, aq më shumë kishin gjasa që të shkaktoheshin pandemitë.

Më poshtë mund të gjeni pandemitë më të mëdha që kanë ndodhur për gjatë gjitha kohërave:

Shënim: Shumica e përqindjes së vdekjeve në këtë listë është e bazuar në hulumtimet që janë bërë. Disa, pandemi sikurse “Plaga e Justinianit”, debatohen ende në publik pasi ka të dhëna të reja.

Pavarësisht shkaktimit të sëmundjeve të ndryshme dhe pandemive përgjatë historisë, numri i vdekjeve të njerëzve ka pësuar rënie për shkak të përmirësimit të trajtimit shëndetësor si dhe zbulimin e faktorëve që inkubojnë pandemitë.

Përhapja e sëmundjeve dhe origjina e fjalës karantinë

Praktika e karantinës kishte filluar të përdorej përgjatë shekullit të 14-të, si përpjekje për të mbrojtur qytetet bregdetare nga epidemitë. Në atë kohë, autoritetet e portit, kishin kërkuar që anijet që mbërrinin në Venecia nga portet e infektuara të uleshin në spirancë për 40 ditë para se të zbrisnin në sport. Origjina e fjalës ‘karantinë’ është nga Italia ‘quaranta giorni’, apo në shqip që do të thotë ‘40 ditë’.

Gjurmimi i infeksioneve

Shkencëtarët kishin përdorur një masë themelore për të gjurmuar infeksionin e një sëmundje, kështu duke e emëruar si ‘numri i riprodhimit’, që njihet gjithashtu si R0. Ky numër tregon se sa njerëz mund të infektohen.

A chart showing how many people each disease will infect.

Fruthi kryeson listën, kështu duke u bërë sëmundja më ngjitëse. Një person i vetëm mund të infektojë mesatarisht 12 deri në 18 njerëz, nëse nuk janë të vaksionuar.

Aktualisht është e vështirë të kalkulohet impakti që mund të ketë koronavirusi në njerëz, pasi që shpërthimi i tij është duke vazhduar dhe hulumtuesit janë duke mësuar gjëra të reja për të.

Urbanizmi dhe përhapja e sëmundjeve

Urbanizmi në botën në zhvillim po sjell gjithnjë e më shumë banorë rural në lagje më të dendura, teksa rritja e popullsisë po bën presion të madh në mjedis. Këto zhvendosje dhe lëvizje kanë ndikim të madh në përhapjen e sëmundjeve infektive.

Teksa organizatat dhe qeveritë në të gjithë botën kërkojnë që qytetarët të mbajnë distancën me njëri-tjetrin në mënyrë që të bie shkalla e përhapjes së infeksioneve.

Përktheu dhe përshtati: Gazeta Sinjali.

Burimi: The World Economic Forum.