image Pandemia po "gjunjëzon" botën, rritet papunësia edhe në Zvicër

Botë

Izolimi/ Pandemia po “gjunjëzon” botën, rritet papunësia edhe në Zvicër

news image

Shkalla e papunësisë në Zvicër u rrit në 3.3% në prill të vitit 2020, nga 2.9% një muaj më parë.

Deri më 30 Prill 2020, ishin 153.413 persona të regjistruar si të papunë në zyrat rajonale të ndërmjetësimit për punë, të Zvicrës.

Punëtorët e rinj kanë pësuar goditjen më të fortë. Papunësia në mesin e atyre të moshës 15 deri në 24 vjeç u rrit me 18.1% në krahasim me marsin 2020 dhe me 61.3% në krahasim me prillin 2019. Deri në fund të prillit 2020 kishte 17,191 persona në këtë grupmoshë pa punë.

Punëtorët e vjetër janë goditur më pak nga bllokimi i shkaktuar nga Covid-19. Në mesin e atyre të moshës 50 deri në 64 vjeç, papunësia u rrit 9.5% krahasuar me marsin 2020 dhe me 31.7% krahasuar me prillin 2019. Deri në fund të prillit 2020, kishte 40.236 persona në këtë grupmoshë pa punë.

Sektori më i goditur ishte ai i hoteleve dhe restoranteve. Papunësia u rrit për 9.9%, me 31% krahasuar me marsin 2020 dhe deri 91% në krahasim me prillin 2019. Ndërtimi gjithashtu u godit fort. Papunësia në ndërtim u rrit në 6.6%, duke u rritur 5% në muajin e kaluar dhe 62% në Prill 2019. Këto dy industri përbënin 35.876 të papunë të Prillit, rreth 23% të totalit.

Këto nivele të papunësisë të llogaritura nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO) nuk përfshijnë të gjithë njerëzit që kërkojnë punë.

Ato përfshijnë vetëm ata të regjistruar në zyrat rajonale të ndërmjetësimit për punë në Zvicër, të cilët kanë të drejtë për marrjen e pagës së papunësisë, e cilat zgjat deri në dy vjet.

Një masë alternative, e përdorur nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), e cila përfshin të gjithë personat që kërkojnë punë – përkufizimi i papunësisë i ILO – është më i lartë. Në vitin 2019, shkalla e SECO ishte 2.5% ndërsa shkalla e ILO ishte 4.5%.

Deri më 30 prill 2020 kishte në Zvicër 231,196 punëkërkues, 17.299 më shumë se një muaj më parë dhe 47,647 sesa në të njëjtën kohë vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch. Kjo shifër jep një shkallë papunësie prej 5.0%, një përllogaritje më afër nivelit të ILO./ Gazeta Sinjali/