image Pandemia ia prishi Leonorës planet e dasmës, vitin që po vjen mund ta shohim nuse

Bota e Yjeve

Pandemia ia prishi Leonorës planet e dasmës, vitin që po vjen mund ta shohim nuse

news image

Këngëtarja Leonora Jakupi mbrëmë ishte e ftuar në emisionin“Shiko Kush LUAN” të Luana Vjollcës, shkruan Gazeta Sinjali.

Leonora duke qenë pjesë e një loje ku titujt e këngëve të saj ishin “pyetjet” e intervistës, zbuloi planet e dasmës.

Kur u përmend kënga “Zemra të kërkon” ajo tregoi se tashmë e ka gjetur dashurinë, ndërsa zbuloi se viti 2020 ia prishi planet për martesë. Por, shpreson të bëjë një dasmë vitin që vjen, por jo tradicionale.

Ndryshe, Leonora Jakupi kohëve të fundit ka qenë pjesë e xhirimeve të shumta për festat e fundvitit.

/GazetaSinjali/