image Pandemia e COVID-19, ​Zvicra e vendos Spanjën në listën e vendeve me rrezik

Evropë

Pandemia e COVID-19, ​Zvicra e vendos Spanjën në listën e vendeve me rrezik

news image

Zvicra ka përfshirë Spanjën, me përjashtim të Ishujve Kanarie dhe Baleare, në listën e vendeve nga të cilat karantina është e detyrueshme me rastin e kthimit në vend për shkak të rrezikut nga COVID-19.

Spanja, një nga vendet më të prekura nga pandemia, me gati 28 mijë e 500 viktima, është shtuar në listën e vendeve dhe territoreve nga të cilat karantina është e detyrueshme pas mbërritjes, njoftoi sot Zyra Federale e Shëndetit Publik.

Sipas agjencisë zvicerane ATS, masat për ata që kthehen nga Spanja hyjnë në fuqi të shtunën.

Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia janë hequr nga lista që nga 8 gushti, tha zyra e shëndetit publik në faqen e saj të internetit.

Qeveria spanjolle tha javën e kaluar se nuk kishte valë të dytë dhe se vendi ishte i sigurt për turistët./Gazeta Sinjali/