Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovë.
20 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan mizorisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinion ndërkombëtar. Ambasadori William Walker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit.
Serbia mohon të ketë kryer këto krime në Kosovë. Aleksander Vuçiq, në një deklaratë, muaj më parë tha se “Masakra e Reçakut është vetëm një trillim i William Walker-it”.
Mirëpo, kjo masakër u raportua edhe nga mediat ndërkombëtare që përcillnin luftën e Kosovës në atë kohë./Gazeta Sinjali/