image Pamje të rënda: Një varr masiv për viktimat e koronavirusit në Nju Jork

Botë

Pandemia/ Pamje të rënda: Një varr masiv për viktimat e koronavirusit në Nju Jork

news image

Imazhe tronditëse vijnë nga Shtetet e Bashkuara dhe Nju Jorku, ku të vdekurit nga koronavirusi po grumbullohen në varre masive në një prej ishujve të tij.

Autoritetet e Nju Jorkut u detyruan të procedojnë me varret masive, pasi numri i vdekjeve nga koronavirusi i ka tejkaluar 7,000.

Ndërsa numri i viktimave u rrit ndjeshëm, ekipet shtetërore filluan t’i varrosnin në ishull trupat e pajetë, duke krijuar një varr masiv siç mund edhe ta shikoni në pamjet e marra me dron nga Associated Press.

Pamjet tregojnë sesi grumbullohen arkivolet prej druri, njëri mbi tjetrin.

Varrezat në Nju Jork janë mbushur, kështu që disa nga të vdekurit u vendosën të varroseshin atje në një zonë të veçantë.

Një zëdhënës i qytetit të Nju Jorkut tha se ishulli Hart do të vazhdojë të përdoret për varrosjen e njerëzve, pasi nevojat nuk mund të plotësohen në varrezat e qytetit të madh.

Vetëm në 24 orët e kaluara, 799 persona humbën jetën në Nju Jork./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/NowThisNews/videos/2548312025387045/