image Pamjet nga droni shfaqin momentin kur forcat ruse vrasin civilët që po iknin

Botë

Pamjet nga droni shfaqin momentin kur forcat ruse vrasin civilët që po iknin

news image

Është duke u rritur numri i raportimeve që forcat ruse po qëllojnë mbi civilët që po duan të ikin nga zona e konfliktit në Ukrainë.

Një video e publikuar në BBC që u xhirua nga një dron shfaq një kolonë veturash që po iknin nga zona e luftës, pa e ditur se trupat ruse ishin pozicionuar përmbi ta.

Kur dëgjojnë të shtënat veturat kthehen prapa, por vetëm njëra ndalon, me shumë gjasë e dëmtuar nga plumbat. Një burrë del nga vetura dhe ngre duart, pastaj qëllohet për vdekje.

Për BBC ka folur, shoku i tij që po ashtu ishte në kolonë duke ikur. Ai tregoi se ai që u vra ishte Maksim Iovenko, i vetmi që nuk mundi të kthehej.

Ai ishte në veturë me bashkëshorten dhe djalin, si dhe një grua tjetër. Maksimi bashkë me gruan e tij vdiqën nga të shtënat derisa gruaja tjetër, e cila u plagos, u larguan bashkë me djalin meqë ushtarët rusë i lejuan të largohen.

/GazetaSinjali/