image Pamjet e rrahjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

Politikë

Ekskluzive/ Pamjet e rrahjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

news image

Gazeta Sinjali ka siguruar nga vendi i ngjarjes, videon ekskluzive të rrahjes mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi e cila ndodhi rreth tri javë më parë në Fushë Kosovë.

Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike, pas një debati televiziv i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.

Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit kishte eskaluar në korridorin e një kolegji, teksa po dilnin nga studioja e improvizuar televizive ku po trasmetohej emisioni ndërsa e tërë ngjarja ëshë filmuar nga kamerat e sigurisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Prej asaj dite, policia nuk ka bërë asnjëherë të ditur se kush ishte ai që çoi dorë i pari për t`i qëruar hesapet fizikisht dhe kush ishte viktimë e këtij sulmi.

Gazeta Sinjali sjell pamje ekskluzive të pa censuruara nga kjo ngjarje e pazakontë që befasoi opinionin kosovar.

Rasti është duke u trajtuar nga ProkuroriaThemelore në Prishtinë dhe deri më tash janë ndërmarr një varg veprimesh hetimore. /Gazeta Sinjali/