image Pamjet e aksidentit ku vdiq reperi i famshëm

Bota e Yjeve

Pamjet e aksidentit ku vdiq reperi i famshëm

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para në Atikë, ku ka humbur jetën reperi i famshëm grek, Mad Clip.

Ai po drejtonte makinën tip Porsche, kur nuk arriti të kontrollonte shpejtësinë, devijoi nga rruga dhe u përplas me një shtyllë.

Raportohet se përplasja ishte aq e rëndë sa u deshën dy orë që viktima të nxirrej jashtë automjetit.

Në pamjet e publikuara nga mediat fqinje duket se mjeti është shkatërruar plotësisht.

Reperi Mad Clip, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos, po kthehej në shtëpi nga një dasmë ku kishte marrë pjesë, nga e cila kishte ngarkuar shumë fotografi në llogarinë e tij në Instragram.

/GazetaSinjali/