Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 tek Rruga B në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësor në vija të kalimit.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen qytetarë që ishin kalimtarë të rastit teksa i ofrojnë ndihmën e parë viktimës.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.