image Pamje trishtuese/ Vajzat afgane i përgjërohen ushtarëve amerikane t’i shpëtojnë (VIDEO)

Botë

Pamje trishtuese/ Vajzat afgane i përgjërohen ushtarëve amerikane t’i shpëtojnë (VIDEO)

news image

Pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan, mijëra qytetarë afganë braktisën strehat e tyre dhe u larguan nëpër vende të sigurta.

Aeroporti i Kabulit, shihet si pika kryesore për të dalë nga vendi. Atje ndodhen mijëra njerëz, që presin me dëshpërim radhën për t’u larguar.

Disa kanë mundur të ikin, e të tjerë, qajnë me pasi ndihen të pasigurt për të ardhmen. Në pamjet e publikuara nga Daily Mail, shihen disa vajza, teksa zgjasin duart dhe i luten ushtarëve amerikanë për ndihmë.

Ndërkohë, në sfond dëgjohen armët e përdorura nga talebanët, ndaj kujtdo që nuk i bindet urdhrave të tyre. Aktualisht, aeroporti i Kabulit është rrethuar nga ushtarët talebanas dhe e vetmja mundësi për t’u larguar nga vendi islamik, është nëpërmjet provincave.

/GazetaSinjali/