Pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan, mijëra qytetarë afganë braktisën strehat e tyre dhe u larguan nëpër vende të sigurta.
Aeroporti i Kabulit, shihet si pika kryesore për të dalë nga vendi. Atje ndodhen mijëra njerëz, që presin me dëshpërim radhën për t’u larguar.
Disa kanë mundur të ikin, e të tjerë, qajnë me pasi ndihen të pasigurt për të ardhmen. Në pamjet e publikuara nga Daily Mail, shihen disa vajza, teksa zgjasin duart dhe i luten ushtarëve amerikanë për ndihmë.
Ndërkohë, në sfond dëgjohen armët e përdorura nga talebanët, ndaj kujtdo që nuk i bindet urdhrave të tyre. Aktualisht, aeroporti i Kabulit është rrethuar nga ushtarët talebanas dhe e vetmja mundësi për t’u larguar nga vendi islamik, është nëpërmjet provincave.