image 40 të vrarë në Kabul/ Dalin pamjet pas shpërthimit në aeroport, njerëz të frikësuar e të gjakosur

Botë

40 të vrarë në Kabul/ Dalin pamjet pas shpërthimit në aeroport, njerëz të frikësuar e të gjakosur

news image

Një shpërthim i madh ndodhi sot, në një nga portat hyrëse të aeroportit të Kabulit (Porta e Abbey), ku raportohet se kanë humbur jetën 40 persona.

Shpërthimin e konfirmoi zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në Twitter, ku ende nuk dihet kush e ka organizuar këtë sulm.

Mes 40 të vrarëve raportohet se janë 4 ushtarë amerikanë.

Menjëherë pas sulmit në medie dolën pamjet e para, ku shihen persona të plagosur mes tyre dhe fëmijë.

The Guardian ka raportuar se deri më tani janë lënduar tre ushtarë amerikanë dhe katër viktima.

/GazetaSinjali/