Janë publikuar pamje të reja të arrestimit të Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmani, në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Arrestimi i tij gjatë ditës së sotme është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se është arrestuar i dyshuari për ‘’Vrasje të rëndë’’. Vrasja e rëndë, ka ndodhur me datën 22.08.2021 në Ferizaj, ku humbi jetën 18 vjeçarja M.O (F/K) . Ai po shoqërohet në polici”, thuhet në njoftimin e policisë.
Krivaqa është i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares, që të dielën është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Ferizajt.
I dyshuar për këtë rast është edhe Arbër Sejdiu që është arrestuar dy ditë më parë. /GazetaSinjali/