Një vetaksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Qafa” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Drejtuesi i automjetit kishte humbur kontrollin dhe si pasojë kishte goditur dy lokale që gjenden në këtë anë të rrugës.
Në disa fotografi shihen se dëmet që lokalet kanë pësuar si pasojë e aksidentit në fjalë janë të mëdha.
Të dy lokalet kishin mbetur komplet të hapura tërë natën, e të thyera mbetën edhe shumë ulëse e gjësende të tjera.
Më poshtë ju sjellim pamjet nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Sinjali/