image Raportimi i Sinjalit/ Policia jep versionin zyrtar për incidentin në Kodrën e trimave, ku në vetëmbrojtje polici plagosi rëndë një qytetar

Siguri

Raportimi i Sinjalit/ Policia jep versionin zyrtar për incidentin në Kodrën e trimave, ku në vetëmbrojtje polici plagosi rëndë një qytetar

news image

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht sot për një bastisje të Policisë së Kosovës, gjatë së cilës një polic qëlloi të dyshuarin në vetëmbrojtje. Lidhur me këtë, edhe Policia e Kosovës ka dalë me një deklaratë zyrtare.

Siç bën të ditur Policia, pas informacioneve të mbledhura dhe hetimeve të kryera, bazuar në urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake sot më datë 08.05.2022, në lokacionin e dyshuar është kryer një bastisje nga zyrtarët policorë.

Sipas Policisë, me të arritur në lokacion-shtëpinë e banimit të personit të dyshuar policia ka hasur në personin e dyshuar, i cili papritmas ka drejtuar armën në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar jetën e tyre.

“Falë shkathtësive dhe veprimeve të shpejta të zyrtarit policor i njëjti në vetëmbrojtje ka përdorur armën ndaj personit të dyshuar me qellim të neutralizimit të rrezikut për jetën e tij dhe kolegeve të tjerë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë hasur një arsenal armësh që posedonte personi i dyshuar.

No photo description available.
No photo description available.
May be an image of indoor
No photo description available.

Personi i dyshuar është transferuar për trajtim mjekësor, përderisa rasti vazhdon të hetohet edhe më tutje nga autoritetet kompetente.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/