image Gjest njerëzor/ Qytetarja në Mitrovicë gjenë para në shesh, i dorëzon në stacion të policisë

Sociale

Gjest njerëzor/ Qytetarja në Mitrovicë gjenë para në shesh, i dorëzon në stacion të policisë

news image

Një qytetare nga Mitrovica, me inicialet F.B., ka gjetur një bankënotë të parave në sheshin “Mehë Uka” në po këtë qytet, të cilën më pas e dorëzoi në stacion të policisë.

Sipas policisë, paratë e gjetura nuk kanë pasur ndonjë dokumentacion dhe kësisoj zyrtarët po përpiqen që të identifikojnë pronarin e parave të humbura, në mënyrë që t’ia kthejnë atij.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetaren për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm i cili veprim paraqet shembull për raste të tilla“, ka shkruar Policia e Kosovës.

/GazetaSinjali/