image Pamje se si 'lahen' paratë në Gjermani

Evropë

Pamje se si ‘lahen’ paratë në Gjermani

news image

Pasi që shumë kartëmonedha mbërritën nga zonat e përmbytura në Gjermaninë Perëndimore, ekspertët që punojnë në bankën federale gjermane tani lajnë dhe kontrollojnë kartëmonedhat, shkruan Gazeta Sinjali.

Si proces, ai duhet të jetë i shpejtë në mënyrë që kartëmonedhat të mos ngjiten.

Këtë vit kjo bankë ka duart plot, pasi që shumë kartëmonedha mbërritën nga zonat e përmbytura, ku deri më tani rreth 50 milionë euro janë sjellë në Bankën Federale Gjermane.

Kartëmonedhat që kalojnë procesin e pastrimit do t’i kthehen pronarit.

Ky shërbim i ofruar nga banka është falas./GazetaSinjali/