image Pamje që tregojnë pasojat e sulmeve në aeroportin Kherson

Botë

Pamje që tregojnë pasojat e sulmeve në aeroportin Kherson

news image

Forcat ukrainase po luftojnë kundër pushtimit rus të zonave kyçe strategjike të Ukrainës jugore.

Kështu, sipas mediave të huaja një bazë e përkohshme ruse në Aeroportin Ndërkombëtar Kherson u vu në shënjestër më 15 mars.

Si pasojë, aty janë shkaktuar dëme të mëdha në helikopterë dhe automjete.

Pamjet vijnë në ditën e 22-të të agresionit rus në Ukrainë, aty ku prej ditës së parë ukrainasit po vazhdojnë të përballen me një situatë të rëndë.

Që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin më 24 shkurt urdhëroi “operacionet ushtarake” në këtë shtet evropian. /GazetaSinjali/