image Pamje nga zjarri i madh në Paris

Evropë

Pamje nga zjarri i madh në Paris

news image

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një ndërtesë në Shëtitoren “Boulevard des Capucines”, afër Sheshit të Operës në pjesën qendrore të Parisit.

Sipas raportimeve, zjarri ka filluar rreth orës 10:30 në një zyrë të katit të tretë në ndërtesën që gjithsej ka shtatë kate, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Sinjali.

Sipas faqes BFMTV, në vendin e ngjarjes janë 120 zjarrfikës, të cilët do të punojnë tërë ditën për ta vënë situatën nën kontroll.

Policia dhe zjarrfikësit u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos i afrohen zonës. Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit.

/GazetaSinjali/