Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër dyqane, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Të dyshuarit shpesh herë arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, duke mos u arritur që të identifikohen nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur sot, në orët e para të mëngjesit në një dyqan në fshatin Lubizhtë, në magjistralen Prizren-Suharekë, ku dy persona janë parë duke vjedhur.
Nga një video të dërguar nga sinjalizuesit, shihet se si dy persona vjedhin në “Market Mali”, duke marrë marrë arkën e parave dhe largohen.
Sipas sinjalizuesit, në të njëjtën kohë janë vjedhur edhe dy dyqane të tjera, po në të njëjtën rrugë.
Sinjali mëson se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon hetimet.
Videon mund ta shikoni më poshtë: