image Pamje nga vetura e shkatërruar pas vetëaksidentit në Batllavë

Kosovë

Foto/ Pamje nga vetura e shkatërruar pas vetëaksidentit në Batllavë

news image

Një person është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rrugës për në Batllavë.

Sinjalizuesit kanë dërguar pamje nga aksidenti, ku shihet vetura e cila është e dëmtuar në masë të madhe.

Lajmin e ka konfirmuar më herët për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se një person ka mbetur i lënduar.

“Mund të konfirmojë se një vetëaksident ka ndodhur sonte rreth orës 22:05 afër liqenit të Batllavës ku një person ka mbetur i lënduar. Këto janë informacionet që janë deri më tani, ndërsa Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi.



Sipas informatave, vetura ka goditur murin e një shtëpie me ç’rast ka mbetur i lënduar një person./Gazeta Sinjali/