Policia ka gjetur pranë një pallati ku ndodhi ekzekutimi i 47 vjeçarit Kastriot Reçi , një armë të tipit snajper, e cila mund të jetë dhe arma e krimit.
Kësisoj dyshimet e policisë për një vrasje prej profesionisti, tashmë vërtetohen me gjetjen e armës së krimit.
Ndërkohë pamjet nuk shfaqin shumë shenja duke treguar se ekzekutimi është kryer me preçizion dhe vetëm me një plumb.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, Reçi është dyshuar për përfshirjen e tij në të paktën dy vrasje, teksa dy vite më parë persona të paidentifikuar i ekzekutuan të vëllain në Itali./Gazeta Sinjali/