image Ngjarja e rëndë në Gjilan/ Pamje nga vendi i ngjarjes

Siguri

Ngjarja e rëndë në Gjilan/ Pamje nga vendi i ngjarjes

news image

Një ngjarje e rëndë tronditi sonte Gjilanin, ku mbet i vrarë 22-vjeçari Egzon Rafuna, kurse u plagos 29-vjeçari Valdrin Halimi. Gjithë ngjarja dyshohet se ndodhi pas një përleshje që dy personat e përfshirë kishin mes vete, ndërsa ende nuk dihen motivet që çuan deri te kjo tragjedi.

Për të marrë më shumë informacione, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Drejtorin e Spitalit të Gjilanit, Arsim Eminin.

Emini ka njoftuar se Egzon Rafuna është dërguar në spital pa shenja jete dhe ka qenë i plagosur në pjesën e majtë të gjoksit.

Ndërkaq Emini ka bërë të ditur se i plagosuri, Valdrin Halimi ka dy plagë nga arma e zjarrit në regjionin e ijeve dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sinjali iu sjellë pamje nga vendi i ngjarjes:

/GazetaSinjali/