Erërat e forta dhe reshjet e mëdha të dëborës kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në dy qytetet e rajonit të Dukagjinit, Pejë dhe Istog.
Shumë qytetarë kanë mbetur pa rrymë në këto dy qytete si pasojë e rrëzimeve të shtyllave elektrike që sollën erërat e forta gjatë ditës së djeshme.
Në oborrin e Universitetit Haxhi Zeka, në Pejë, gjendja përfundoi me vetura të dëmtuara pas rënies së drunjve mbi to.
Dëme të mëdha u shkaktuan edhe në Istog, ku pothuasje i gjithë qyteti ka mbetur pa energji elektrike.
Shumë rrugë u bllokuan nga drunjtë ku kanë dëmtuar rëndë rrjetin e shpërndarjes së energjisë.
Përveç qytetarëve të cilët dolën për të pastruar rrugët, edhe KEDS u ka ndalur në ndihmë për t’i rregulluar shtyllat elektrike.
Më poshtë mund t’i shihni disa nga pamjet që shkaktuan erërat e forta dhe gjendja në të cilën u ndodhën banorët e këtyre dy qyteteve/ Gazeta Sinjali/