image Pamje nga një shtëpi në Vushtrri që i hyri uji pas vërshimeve

Kosovë

Pamje nga një shtëpi në Vushtrri që i hyri uji pas vërshimeve

news image

Vërshimet e ditëve të fundit kanë shkatërruar shumë rrugë, lokale e sigurisht edhe shtëpi, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve të shiut shumë rajone të Kosovës janë prekur dhe përmbytur, gjersa u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.

Një rasti i tillë ka ndodhur edhe në një shtëpi në Vushtrri, ku sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Gazetës Sinjali, shihet qartë se si uji ka arritur të depërtojë edhe brenda kësaj shtëpie.

Po ashtu, 500 familje në Vushtrri janë përmbytur për shkak të vërshimeve, kurse Lumi “Sitnica” ka dalë nga shtrati.

Sinjali ka siguruar disa fotografi nga kjo shtëpi pas vërshimeve.

/Gazeta Sinjali/