image Pamje nga momenti kur policia arreston Frashër Krasniqin dhe Zgjim Hysenin

Kosovë

Pamje nga momenti kur policia arreston Frashër Krasniqin dhe Zgjim Hysenin

news image

Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni, aktivistë të Partisë Socialdemokrate, janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tyre u bë gjatë një aksioni të kësaj partie kundër deklaratës së emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Këtë veprim të policisë kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj e quajti politik dhe të patolerueshëm.

“Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i patolerueshëm”, shkroi Molliqaj në profilin e tij në Facebook. /Gazeta Sinjali/