Një person ka mbetur i lënduar sot si pasojë e një aksidenti në mes të një treni e veture në fshatin Qyshk të Pejës.
Gazeta Sinjali, e ka siguruar një video nga momenti kur disa qytetarë bëhen bashkë për ta larguar veturën nga treni.
Në video shihet se vetura është dëmtuar tërësisht në njërën pjesë, ndërsa fatmirësisht shoferi i veturës është jashtë rrezikut për jetë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
“Aksidenti ka ndodhur në fshatin Qyshk. Treni e ka goditë një automjet. Një person është i lënduar dhe është jashtë rrezikut për jetë, lëndimet nuk i ka të rënda”,ka thënë Ibra./Gazeta Sinjali/