Rusia dhe Ukraina sot ranë dakord për sa disa orë që të mbajnë armëpushim derisa të evakuohen banorët e disa qyteteve ukrainase, mirëpo pavarësisht kësaj marrëveshje, pala ruse vazhdoi me bombardime.
Disa nga qytetet që evakuuan ishin Mariupoli, Volnovakha dhe Irpen.
Mediat ukrainase kanë publikuar fotografi nga procesi i evakuimit të banorëve nga Irpeni.
Në fotografinë më poshtë shihet se një numër i madh i banorëve kanë gjetur strehë nën një urë, ndërsa mbi urë shihet që janë ndalur disa automjete dhe pak njerëz.
Pak më parë u raportua se nga qyteti i Volnovakha janë evakuuar 400 ukrainas.