Dy persona kanë mbetur të plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri, sonte rreth orës 22:30 në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Nga policia thanë për Sinjalin se të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar.
Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të gazetës, ku shihet momenti i dorëzimit të të dyshuarit, i cili po ndiqej nga zyrtarët policorë.