Në Mitrovicë mëngjesin e sotëm u dogj kampi i refugjatëve, raporton Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në një përgjigje për Sinjalin tha se zjarri shpërtheu në njërin nga kontejnerët brenda kampit.
Në vendin e ngjarjes janë edhe Zjarrfikësit por nuk dihet ende nëse ka refugjatë të lënduar. /Gazeta Sinjali/