image Pamje nga ceremonia e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Politikë

Pamje nga ceremonia e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

news image

Dy ditë më parë, Republika e Kosovës ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem, pas zyrtarizimit të njohjes reciproke me shtetin e Izraelit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e kishte bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, por asnjë zyrtar nga kjo ministri e as nga qeveria nuk ishte i pranishëm në këtë ceremoni.

Nga kjo ceremoni fillimisht ishin publikuar disa fotografi nga hyrja e objektit të ambasadës, ku ishte vendosur një pllakë.

Ndërkohë në një televizion francez janë publikuar edhe pamje të festës që ishte bërë në Jerusalem pas hapjes së ambasadës, ku edhe kishte folur para të pranishmëve e ngarkuara me punë, Ines Demiri.

Televizioni francez gjithashtu ka raportuar edhe për kundërshtimet e Turqisë dhe Palestinës për vendimin e Kosovës./Gazeta Sinjali/