Këngëtari i mirënjohur shqiptar Ermal Fejzullahu, shumë shpejt pritet të bëhet baba për herë të katërt.
Këngëtari do të bëhet baba i një vajze, të cilës sot ai bashkë me bashkëshorten Arianen, ia kanë organizuar festën tashmë të njohur edhe në trojet shqiptare, “Babyshower”.
Përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram, janë bërë të ditura edhe disa nga momentet më të mira nga kjo festë, transmeton Sinjali.
Njëra nga vajzat e këngëtarit gjatë festës nuk hezitoi të tregojë që ka trashëguar talentin e babait dhe gjyshit, duke kënduar këngën “Fshatarja ime”.
Me siguri ky do të mbetet një ndër kujtimet më të bukura të familjes, e cila duket se po e shijon në maksimum babyshower-in.
Ermali dhe Ariana nga martesa e tyre 10 vjeçare gëzojnë një jetë të lumtur bashkë me tre fëmijët e tyre, Artin, Bunën dhe Erën./Sinjali/