19-vjeçarja me origjinë kosovare që u arrestua nga policia gjatë një bastisjeje në Milano, Bleona Tafallari, e cila përdorte pseudonimin “nusja pelegrine” në llogaritë e saj online, akuzohet për pjesëmarrje në grupe terrorizmi.
Gruaja drejtonte një rrjet grash, ku bindte vajza të tjera të martoheshin me xhihadistët. Në celularin e saj u gjetën skena krimi.
Për hetuesit, gruaja është “një mbështetëse e zjarrtë e ISIS-it”. E radikalizuar që në moshën 16-vjeçare, ajo kohët e fundit ishte shpërngulur nga Kosova në Milano, me vëllain e saj, duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkëshortin e saj dhe me diasporën kosovare të frymëzuar nga xhihadistët, raportojnë mediat italiane.
Hetimi nisi pas një raporti të inteligjencës në lidhje me bashkëshortin e vajzës, kosovarin 21-vjeçar i martuar janarin e kaluar, Kujtim Fejzullahun.
Mediat italiane kanë publikuar pamje të arrestimit të saj.