image Pamje nga aksioni i Krimeve Ekonomike

Siguri

Pamje nga aksioni i Krimeve Ekonomike

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke zhvilluar një aksion në Prishtinë, nga ku janë arrestuar gjashtë persona nga rrethi i Lipjanit dhe Kaçanikut.

Sinjali nga burimet ka mësuar se aksioni i Krimeve Ekonomike ka në cak 500,000 euro të ngjyrosura për të cilat policia ishte vënë në dijeni ditëve të fundit përmes informatorit të tyre.

Dyshohet se në grupin që synonte të shpërlaj 120,000 eurot e ngjyrosura janë edhe dy persona që kanë ardhur nga Gjermania.

Aksioni është duke vazhduar edhe më tutje me bastisje në disa lokacione, në kërkim të shumës tjetër prej 380,000 euro, i asistuar edhe nga Njësia Speciale.

Se policia po e zhvillon një aksion të tillë, për Sinjalin është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës”, tha ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/