image Pamje nga aksioni i hajdutëve në Pejë duke vjedhur nëpër veturat e parkuara

Kosovë

Siguri/ Pamje nga aksioni i hajdutëve në Pejë duke vjedhur nëpër veturat e parkuara

news image

Disa të rinj në Pejë kanë pasur cak të vjedhjeve nëpër veturat e një parkingu në Pejë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka nga aksionet e tyre.

Sinjalizuesit kanë dërguar një video, ku shihen disa të rinj në disa raste duke vjedhur brenda veturave të parkuara.

Dy ngjarjet raportohen të kenë ndodhur më 16 dhe më 17 shkurt rreth orëve të mbrëmjes. Sipas sinjalizuesit për këto raste janë njoftuar edhe Policia e Kosovës, por që deri më tani nuk ka pasur persona të arrestuar.

Në anën tjetër në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës nuk raportohet për rastet e përmendura nga sinjalizuesi./Gazeta Sinjali/

Shikoni videot e momenteve të vjedhjeve të pretenduara: