Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Vlorë- Novoselë. Makina e tipit Hyundai është përplasur me trafikndarësen e rrugës dhe është përmbysur plotësisht.
Sipas burimeve të A2 nga vendi i ngjarjes, mjetin e drejtonte një grua e cila ka humbur kontrollin e makinës për shkak se ka gabuar në daljen nga autostrada.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur të lënduar rëndë.
Pamjet e mëposhtme të publikuara nga A2.