image Pamje nga aksidenti në Pejë

Kosovë

Siguri/ Pamje nga aksidenti në Pejë

news image

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje të aksidentit të sontëm në Pejë, ku si pasojë mbetën të lënduar tre persona.

Në fotografitë e siguruara shihet se si vetura ka hyrë në një objekt, transmeton Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:17 dhe sipas policisë kjo për shkak se vetura ka dalë nga kontrolli.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për të marrë tretmanin mjekësor, si dhe që policia po merret me rastin./Gazeta Sinjali/