Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Klinës, raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë aksident ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë lënduar.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth 20:57, policia është njoftuar se në hyrje të qytetit të Klinës ka ndodhur një aksident mes dy veturave dhe një autobusi. Ka persona të lënduar, tre persona janë lënduar dhe njëri prej tyre ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Viktima ende nuk është nxjerrë prej veture”, tha Gashi.
Më poshtë mund të shihni fotografitë nga ky aksident: