Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prishtinë.
Në aksident ishin të përfshira një motoçikletë dhe një kamionetë, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Në fotografitë e dërguara nga një sinjalizues shihen pamje nga aksidenti ku mbeti i lënduar motoçiklisti. /Gazeta Sinjali/