Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident me fatalitet që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Novosellë të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura dhe për pasojë një person ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, teksa tre të lënduarit, njëri prej të cilëve polic janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë, teksa tashmë janë publikuar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes.
“Katër persona të lënduar, njëri prej tyre ka humbur jetën. Vdekjen e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes dhe tre të lënduarit janë dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal e më pas në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësiteve policore, janë edhe IPK, pasi njëri prej të lënduarve është polic”, njoftoi Policia për Sinjalin.