image Pamje mizore nga kufiri Poloni – Bjellorusi

Botë

Pamje mizore nga kufiri Poloni – Bjellorusi

news image

Shtetet perëndimore evropiane dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar në Kombet e Bashkuara veprimet e Bjellorusisë në lidhje me emigrantët e ngujuar në kufirin e këtij shteti me Poloninë.

Pamjet nga ajo pjesë janë mizore: fëmijë që rrinë në të ftohtë, njerëz që mundohen të ndezin zjarre për t’u ngrohur, tela të lartë me tehe të mprehta e ushtarë që gjuajnë sprej ndaj atyre që mundohen ta prishin rrethojën.

Këto vende thanë se taktika e Bjellorusisë është e papranueshme dhe bënë thirrje për reagim të fuqishëm ndërkombëtar, shkruan Free Europe.

REL dhe agjencia amerikane e lajmeve, “Associated Press”, sjellin pamje prekëse nga zona e krizës me emigrantët./GazetaSinjali/