Kjo që shihni në video është shtëpia e familjes Lala në zonën e ish-kënetë ku u shënuan edhe 5 viktima, ndërkohë që ende kërkohen 4 të tjerë.
Tragjedia e familjes Lala në Kënetë të Durrësit ka prekur të madh e të vogël në Shqipëri që po ndjekin hap pas hapi çfarë po ndodh pas tërmeteve të fuqishme që goditën sot vendin, duke shkaktuar dëme të mëdha sidomos në Durrës, Tiranë e Krujë dhe një numër viktimash që rritet nga momenti në moment.
Kujtojmë se një 17-vjeçar ishte shpëtuar nga kjo shtëpi gjatë ditës së djeshme nga një ekip i FSK-së./Gazeta Sinjali/