image Pamje kur polici qëllon me armë zjarri protestuesin në Hong Kong

Botë

Video/ Pamje kur polici qëllon me armë zjarri protestuesin në Hong Kong

news image

Një polic ka qëlluar me armë një protestues në Hong Kong.

Pamjet e shfaqura drejtpërdrejt në Facebook treguan oficerin që i drejtonte armën një protestuesi para se ai të përleshej me një person tjetër.

Një burrë tjetër, i cili mbante maskë në fytyrë i afrohet dhe oficeri e qëllon nga një distancë fare e afërt. Nga pamjet nuk është e qartë nëse plumbat goditën dikë tjetër.

Në një deklaratë, qeveria konfirmoi që një oficer policie kishte shkarkuar revolverin e tij të shërbimit dhe se një njeri ishte qëlluar.

Autoriteti Spitalor i Hong Kong-ut tha se kishte marrë një pacient 21 vjeç me plagë me armë zjarri, i cili ishte në gjendje kritike për jetën. Mediat lokale raportojnë se demonstruesi i ishte nënshtruar një operacioni.

Të shtënat kanë përshkallëzuar tensionet, ku herë pas here  ka edhe skena kaotike ku policia qëllon protestuesit me gaz lotsjellës./Gazeta Sinjali/